Aktualitet

“S’mund të dënohen dy herë”/ Flet prokurori që kundërshtoi izolimin e Avdylajve, Karanxha pushoi hetimet edhe për ga

30 Maj 2020, 17:37 Nga DOSJA
“S’mund të dënohen dy herë”/ Flet prokurori

TIRANË– Ervin Karanxha, prokurori që kundërshtoi vendimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, për izolimin e grupuit të Avdylajve, ka argumentuar këtë hap të marrë prej tij.

I kontaktuar nga Report TV, Karanxha është shprehur se vendimi është marrë nga Gjyakat dhe jo ai, por ai vetë ka dalë kundër këtij izolimi, pasi mendon se ata nuk mund të dënoheshin dy herë, ndërkohë që më parë e kishin një tjetër masë izoluese.

“Vendimet i merr gjykata jo unë. Unë kam qenë kundër një mase shtesë izolimi nga drejtoria e përgjithshme pasi ata e kishin një masë izoluese nga paraburgimi 313-të për të njëjtën ngjarje të ndodhur më 21 maj. Sipas ligjit një person nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtën gjë,”– tha prokurori.

Karanxha ende nuk ka kaluar Vettingun. Ai është përmendur më parë në media, për pushimin e hetimeve për një punonjës të burgut 313, gardianin Egli Pashollari, i cili tentoi të fuste për Vit të Ri alkool në qelinë ku qëndronte Emiljano Shullazi.

Sipas prokurorit Karanxha, Pashollari nuk kishte kryer vepër penale.

Një ditë më parë Gjykata e Tiranës mori vendimin që të anulonte vendimin e   drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, i cili pas një sherri në burgun “313”, izoloi për tre muaj, pesë anëtarët e grupit Abdylaj.  Ngjarja në fjalë ndodhi më datë 23 maj, të këtij viti. Në burgun 313, u raportuar se të dënuarit Hajri Seferi, Astrit Avdyli, Altin Avdyli, Saimir Gjepali dhe italiani Giovani di Cosimo janë përplasur me efektivët e policisë së burgjeve, për shkak të një celulari që u gjet në qeli.

Ndërsa sot, gazetarja Klodiana Lala ka publikuar mesazhe kërcënuese banda e Avdulajve u ka bërë policëve të burgut “313” në Tiranë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avdylajt perplasen me policine burgu 313 ervin karanxha avdylajt perplasen me policine burgu 313 ervin karanxha

Sondazh

Poll