Aktualitet

Arrestohet zyrtari i Partisë Demokratike në Fier, Baçi: Lirojeni menjëherë, qytetarët dolën vetë në protestë

30 Maj 2020, 16:11 Nga DOSJA
Arrestohet zyrtari i Partisë Demokratike në Fier, Baçi:

FIER– Alfred Davidhi, drejtuesi i Grup-seksionit të Partisë Demokratike në Topojë të Fierit është vënë në pranga ditën e sotme.

Lajmi është bërë i ditur më nga kreu i selisë blu në Fier, Luan Bçi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Davidhi është arrestuar pas protestës së zhvilluar një ditë më parë, në Topojë, ku banorët e Topojës u mblodhën me iniciativën e tyre për të kërkuar më shumë kujdesje nga qeveria.

Baçi kërkon lirimin e Davidhit.

Statusi i plotë 

Alfred Davidhi Drejtues i Grup seksionit te PD Topoje, Fier sot eshte arrestuar nga policia. Ne menyre tinezare policia e Rames, militante te Rilindjes, po veprojne ne menyre te kundraligjshme duke bere presion, mbi drejtues te strukturave te PD Dega Fier. Shkaku eshte protesta e dt 29 Maj, ku shume banore te Topojes u grumbulluan me iniciativen e tyre ne qender te Fshatit duke kerkuar kujdesin e qeverise dhe duke denoncuar, abuzimet dhe vjedhjet ne energjine elektrike, ujin e pijshem, mungesen e infrastruktures dhe selektimin e qytetareve ne dhenien e ndihmave.
Une isha vet ne ate tubim paqesor te banoreve te Topojes, i ftuar nga shume qytetare pjesemarres, ku me qytetarine qe i karakterizon, kerkuan paqesisht vemendje dhe drejtesi.

Alfred Davidhi ishte nje nga pjesemarrsit dhe folesit ne kete tubim, si gjithe banoret e tjere, por fakti se eshte drejtues i Grup seksionit te PD ne Topoje, beri qe policia sot ta shoqeroj pa kurr fare shkaku per ne komisariat. I bej thirrje drejtorit te plocise ne Fier, drejtorit te pergjithshem te policise Veliu dhe ministrit Lleshaj te heqin dore nga presionet dhe shantazhet, te heqin dore nga intrigat dhe inskenimet, leri te qete qytetaret e Fierit liro menjehere Alfred Davidhin dhe çdo qytetar tjeter qe ke bere ne plan per te ndaluar. Do te pergjigjeni para ligjit, ne nuk do te tolerojme, ne nuk do te harrojme, ne mbajme shenim çdo gje, qytetaret nuk do te falin. Eshte e afert dita qe do te jepni llogari mos i shtoni zullumet tuaja.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred davidhi arrestohet alfred davidhi luan baci alfred davidhi arrestohet alfred davidhi luan baci

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2020, 14:23

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku katër persona u arrestuan nga policia, pasi kishin kryer marrëdhënie seksua...