Aktualitet

“Pasojat virusi nuk i prodhoi as në stinën e tij”, mjeku apel kolegëve: Lëreni këtë popull në këtë fatkeqësi që i

30 Maj 2020, 16:14 Nga DOSJA
“Pasojat virusi nuk i prodhoi as në stinën e tij”, mjeku

TIRANË- Mjeku Gëzim Xhepa ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë, për të zgjatur izolimin për shkak të COVID-19. Në një reagim në rrjetet sociale, Xhepa shkruan se ekspertët po ndjellin panik, duke parë ëndrra epidemike, për pasoja që virusi nuk i prodhoi as në sitënën e tij.

Ai ka hedhur poshtë tezën e kolegëve të tij dhe qeverisë, se izolimi ka penguar në përhapjen e virusit. Në fund Xhepa e përmbyll me një thirrje për autoritetet, duke i thënë që t’i lënë rehat shqiptarët në këtë hall që i ka rënë për pjesë.

Qeverinë e zhgënjyer në mos arritjen e glorifikimit të saj si shpëtimtare e një populli që vuajti pasoja të një izolimi absurd të tejzgjatur, e kuptoj që haluçinon për rritje numri të sëmurësh dhe valë e piqe COVIDI!  Por kolegë që ndjellin panik duke parë ëndra epidemike drastike të një gripi në verë me pasoja që virusi nuk i prodhoi dot as në stinën e tij sinqerisht nuk i kuptoj! Duke dashur me gjithë shpirt t’ja lë barrën e krimit panikndjellës, këndvështrimit superficial profesional mbi pseudopandeminë… dhe jo dashakeqësisë për të terrorizuar një popull në pikun e krizës psiko-sociale, ekonomike dhe shëndetësore!!Ju të nderuar kolegë që pretendoni se pas bishtit të një epidemie vjen vala dhe piku, ju që në infantilitet profesional pretendoni se izolimi ka penguar shfaqjen e egërsisë të një virusi që, që kur lindi lindi i dobët. ju që praninë e virusit në depistime rastësore në target e barazoni me prezencën e sëmundjes…, JU LUTEM LIRENI TË QETË KËTË POPULL NË FATKEQËSINË QË I KA RËNË PËR PJESË…“, shkruan mjeku.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid19 mjeku gëzim xhepa covid19 mjeku gëzim xhepa

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2020, 14:23

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku katër persona u arrestuan nga policia, pasi kishin kryer marrëdhënie seksua...