Aktualitet

Vdes në punë i mituri nga Vlora, e goditi skrepi që po gërmonte tokën

30 Maj 2020, 14:40 Nga DOSJA
Vdes në punë i mituri nga Vlora, e goditi skrepi që po

VLORË– Një punëtor ndërtimi, 17 vjeç, i identifikuar si Jaup B., ka humbur jetën pasditen e sotme. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës, në zonën e njohur si Kalaja pranë Ujit të Ftohtë.

Mësohet se i ndjeri, po punonte, në momentin që skrepi, i cili drejtohej nga një 29-vjeçar, i identifikuar si Bujar C. nga Librazhdi, teksa po gërmonte, e ka goditur 17-vjeçarin, duke e lënë të vdekur.

Dosja.al ju sjell edhe foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet edhe mjeti i punës, që i ka marrë jetën të riut. 

Trupi i të ndjerit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pritet që të dalë analiza mjeko-ligjorre për të zbardhur shkakun e vdekjes së tij. Grupi hetimor, dhe policia, kanë mbërritur në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e plota. Drejtuesi i skrepit po merret në pyetje, ndërkohë që pritet të sqarohet edhe punësimi i një minoreni në një kantier ndërtimi.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas ende të paindentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vend. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kalaja uji i ftohte vdes 25 vjecari en vlore vlore kalaja uji i ftohte vdes 25 vjecari en vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2020, 14:23

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku katër persona u arrestuan nga policia, pasi kishin kryer marrëdhënie seksua...