Sport

Bayern befason Guardiolën, i ofron lojtarin më të shtrenjtë në histori për gjermanin Sane

30 Maj 2020, 15:09 Nga DOSJA
Bayern befason Guardiolën, i ofron lojtarin më të shtrenjtë

Nëse ky lajm do të vinte nga një media italiane apo një sajt anglez i dorës së dytë, nuk do ta besonim. Krejt ndryshe është situata, kur raportimi bëhet në gazetën e Mynihut, TZ.

E kemi fjalën për transferimin e mundshëm të Leroy Sane te Bayern Munchen. Klubi bavarez e do me ngulm gjermanin dhe, sipas TZ, është gati t’i surprizojë të gjithë për sulmuesin anësor.

TZ shkruan se Bayern i ka ofruar Manchester City një lojtar në këmbim dhe ai është kampioni i botës me Francën, Lucas Hernandez. Lojtari më i shtrenjtë në historinë e rekordmenëve të Bundesligës nuk ka bindur në “Allianz Arena”, por kjo kryesisht për shkak dëmtimesh.

Megjithatë, ndoshta Bayern ka humbur durimin shpejt dhe është gati ta shesë. Do të ishte befasia më e madhe e merkatos verore!

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern hernandez sane bayern hernandez sane

Sondazh

Poll