Sport

Po prezantonte emsionin, futbollisti francez “ngacmon” prezantuesen italiane dhe e fton për takim

30 Maj 2020, 12:01 Nga DOSJA
Po prezantonte emsionin, futbollisti francez “ngacmon” prezantuesen

ITALI-Prezantuesja e programit “Detto Fatto” (U tha, u bë) në televizionin italian Rai Due, Bianca Guaccero është surprizuar ditën e djeshme live në emision, teksa ka marrë një trëndafil dhe një mesazh nga mbrojtësi francez Adil Rami.

Ky i fundit i dërgoi fillimisht një trëndafil anonim dhe më pas një mesazh, ku dukshëm e ftonte të takoheshin: Përshëndetje Bianca. Unë jam në Nicë dhe ti në Milano, kështu që nuk jemi shumë larg…”.

Megjithatë bukuroshja italiane ka reaguar menjëherë dhe ka sqaruar se ajo dhe Rami nuk njihen nga afër dhe se mbrojtësi thjesht i ka shkruar në Instagram, ku nuk ia ka kursyer komplimentet.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport adil rami bianca guaccero adil rami bianca guaccero

Sondazh

Poll