Sport

FOTO/Tragjike, koronavirusi i merr jetën futbollistit 25 vjeçar

30 Maj 2020, 14:36 Nga DOSJA
FOTO/Tragjike, koronavirusi i merr jetën futbollistit 25 vjeçar

BOLIVI-Deibert Frans Roman Guzmán bëhet futbollisti i parë, që vdes nga COVID-19. Lojtari nga Bolivia, 25 vjeç, aktualisht në radhët e klubit universitar  Universitario Beni, vdiq në fillim të kësaj jave, duke e humbur luftën me Koronavirus, siç konfirmohet nga burime federale. Tragjedia është vërtet e madhe, pasi edhe babai e xhaxhai i tij, me të cilët ndante vendbanimin, kishin vdekur për shkak të kësaj sëmundjeje.

Guzmán bëri karrierë në kategoritë e ulëta të ekipit bolivian dhe ishte afër nënshkrimit me Nacional Potosí. Sipas raporteve të shtypit lokal, futbollisti jetonte në lagjen Paititi, bashkë me babanë e tij, Belisario Roman, ish-presidentin e klubit, dhe xhaxhanë. Luis Carmelo Román, menaxher i Deportivo Perejique, gjithashtu vdiq nga kjo sëmundje.

“Federata Boliviane e Futbollit shpreh ngushëllimet e sinqerta për miqtë dhe familjen e Deibert Roman Guzmán. Ne i kërkojmë Zotit t’iu japë forcë familjarëve e të afërmve në këtë periudhë të vështirë”, – shkroi Angel Suárez, presidenti i Federatës Boliviane të Futbollit, përmes një postimi në rrjetet sociale.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bolivi deibert frans roman guzmán bolivi deibert frans roman guzmán

Sondazh

Poll