Sport

“Festova Kupën e Botës me gardianët në burg”, ish-presidenti i klubit të njohur tregon sekretet

29 Maj 2020, 20:41 Nga DOSJA
“Festova Kupën e Botës me gardianët në burg”,

GJERMANI-Ish-presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness është rikthyer edhe një herë në skenën e futbollit. Në vitin 2014 gjermani u dënua me 3 vjet burg për evazion fiskal. Ai ka folur për momentet e para në burg si dhe tregoi disa momente kur festoi me gardianët fitimin e Kupës së Botës nga Gjermania në vitin 2014.

“Ishte një kohë shumë e vështirë për mua”, tha Hënes. “Por fatmirësisht në atë periudhë nisi Botërori në Brazil. Kisha një televizor në qeli dhe aty i ndoqa të gjitha takimet. Në finalen ndaj Argjentinës isha shumë i emocionuar. Kur Gotze shënoi golin e fitores, për pak sa nuk rashë nga krevati. Ishte një moment gëzimi për të gjithë burgun.

“Edhe gardianët festuan me ne”, kujton Hoeness. “Ishte nga të vetmet momente që kam ndier gëzim në kohën kur kreva dënimin. Futbolli është një emocion i papërshkrueshëm që të gëzon edhe në ditët më të errëta”, tha Hoeness për revistën e njohur gjermane, “Sport Bild”.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich uli hoeness bayern munich uli hoeness

Sondazh

Poll