Sport

FOTO/Brenda shtëpisë luksoze të LeBron James, i rrethuar nga luksi dhe me pamje mahnitëse

30 Maj 2020, 15:06 Nga DOSJA

SHBA-Basketbollisti LeBron James u bashkua me LA Lakers në vitin 2018, por një vit para transferimit, ai kishte blerë një shtëpi në Los Angeles për 20 milion paund.

Kjo është shtëpia e dytë që basketbollisti ka blerë në këtë qytet pasi ai zotëron edhe një tjetër shtëpi duke e blerë po me të njëjtën shifër në një zonë të pasur të Brentëood.

Por kjo rezidencë e jashtëzakonshme, e ndërtuar në vitin 2017, ka tipare mahnitëse që gjithkush do t’i dëshironte, ajo ka një kinema private si dhe një dhomë cigaresh me teknologji të pastrimit të ajrit.

Prona ka 15,836 metra katrorë përmban tetë dhoma gjumi, katër prej tyre me suitën e tyre, ndërsa gjithsej janë 11 banjo, të gjitha të dizajnuara me pajisje moderne dhe prekje mermeri.

Kuzhina e LeBron – përmban një kombinim të lisit dhe mermerit francez në dysheme, dhe nëse është i lodhur pas një loje të vështirë ai mund të shkojë me ashensor për ta çuar në tarracën e çatisë.Dhe nëse dëshiron që sportisti të shikojë një nga filmat e tij, ai ka kinemanë e tij private.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lebron james nba lebron james nba

Sondazh

Poll