Sport

Turqia kthehet në modë për futbollistët shqiptar, Besiktas kërkon shërbimet e mesfushorit shqiptar

30 Maj 2020, 13:48 Nga DOSJA
Turqia kthehet në modë për futbollistët shqiptar, Besiktas

TURQI– Për futbollistët shqiptar, Turqia mbetet një trampolinë e rëndësishme për të kapërcyer në kualitet. Cikalleshi, Selmani apo edhe Domgjoni janë ato futbollistë që po prezantojnë emrin e Shqipërisë, ndërsa kësaj kolonie mund t’i shtohet edhe Taulant Xhaka. Mesfushori shqiptar ka përfunduar në vëmendjen e Besiktas, ku sipas mediave turke është objektivi kryesor për ta transferuar në merkaton e verës.

Skuadra në fjalë e ka thuajse të pamundur për të mbërritur në “Champions League” duke parë renditjen aktuale të kampionatit, por gjendet në vendin e 5 dhe luan shanset e saj për pjesëmarrjen në “Europa League”.

Gjithsesi nuk është vetëm ky problemi për një transferim të mundshëm. Taulant Xhaka është formuar si futbollist te Bazeli dhe nuk ka lëvizur asnjëherë prej kësaj skuadre. E vetmja aventurë tjetër që ka provuar ishte në kohën kur shkonte te Grashopërsi, si një huazim edhe jo si blerje përfundimtare, duke u rikthyer sërish në shtëpinë e tij.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport basel besiktas taulant xhaka basel besiktas taulant xhaka

Sondazh

Poll