Sport

Finalja e Champions League/ Stambolli refuzon finalen pa tifozë, UEFA kërkon një tjetër stadium

30 Maj 2020, 10:51 Nga DOSJA
Finalja e Champions League/ Stambolli refuzon finalen pa tifozë, UEFA

STAMBOLL-Sipas mediave Stambolli ka refuzuar të presë finalen e Ligës së Kampionëve, që paraprakisht është menduar të zhvillohet më 29 gusht, pasi për qytetin turk nuk përbën interes një ndeshje pa praninë e tifozëve.

Lajmi i medias  ka bërë shpejt xhiron e botës, ndërsa burime nga zyrat e UEFA-s nuk e përgënjeshtrojnë, madje shtojnë se qeveria europiane e futbollit po studion një tjetër alternativë për finalen.

“Kalendari dhe formati janë ende të hapur dhe gjithçka do të vendoset në mbledhjen e Ekzekutivit më 17 qershor”, mësohet të ketë deklaruar një zyrtar i UEFA-s, për FrancePress, ndërsa ka pranuar gjithashtu edhe refuzimin e Stambollit për të pritur finalen pa tifozë.

Në këto kushte, UEFA pritet të marrë në konsideratë zhvillimin e ndeshjes me tifozë në Stamboll, gjithnjë nëse autoritetet turke do të lejojnë diçka të tillë, ose të gjejë një tjetër stadium për të pritur finalen dhe kryeqendrës turke t’ia kompensojë në një tjetër edicion.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league uefa champions league uefa

Sondazh

Poll