Sport

Derbi me aplikacionin “Zoom”, Shakohoxha u sugjeron modelin danez Tiranës dhe Partizanit

29 Maj 2020, 20:17 Nga DOSJA
Derbi me aplikacionin “Zoom”, Shakohoxha u sugjeron modelin danez

Dritan Shakohoxha u ka dhënë një ide klubeve shqiptare për ndeshjet pas karantinës. Meqë nuk lejohen tifozët në stadiume, ai ka sugjeruar përdorimin e aplikacionit “Zoom”, një praktikë e ndjekur nga skuadrat daneze Aarhus dhe Randersin.

Ky vendim bëri xhiron e botës dhe komentatori i mirënjohur e ka sugjeruar sidomos për derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani, që do të luhet më 11 korrik.

“Këtë ide ua këshilloj ekipeve shqiptare. Partizani dhe Tirana duhet që ta praktikojnë sidomos në derbi. Të përdorin këtë aplikacion për ta parë ndeshjen në këtë mënyrë. Nuk besoj se kushton shumë. Kush do të jetë pjesë, le ta paguajë sa një biletë stadiumi”,- tha Shakohoxha në Supersport.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi shakohoxha zoom derbi shakohoxha zoom

Sondazh

Poll