Sport

“Refuzova Real Madridin prej gjuhës, ishte gafa më e madhe e jetës”

29 Maj 2020, 19:00 Nga DOSJA
“Refuzova Real Madridin prej gjuhës, ishte gafa më e madhe e

Francesco Totti është njëri nga lojtarët e paktë, i cili ka refuzuar Real Madridin, por ai e ka patur një arsye. Ishte legjendë te Roma dhe sot mbahet mend si një nga lojtarët më besnikë në histori të futbollit.

Ai edhe sot mendon se nuk ka gabuar, por ka të tjerë që mendojnë ndryshe. Për shembull, një ish-mbrojtës i Holandës, Bert Konterman. Në vitin 1999 ai luante me Feyenoord dhe trajneri Beenhakker i tregoi se po e kërkonte Reali. Ai u gëzua shumë, por refuzoi kalimin në “Santiago Bernabeu”.

“Ishte vera e vitit 1999 dhe po, Reali më bëri një ofertë. Leo Beenhakker e njihte mirë klubin dhe më tregoi se donin të më blinin. Mendoja se po tallej me mua”.

“Ai dëshironte që të qëndroja te Feyenoord, por më tha: ‘E di që do të shkosh te Reali, bëhet fjalë për një klub fantastik‘. Në mendjen time kisha imagjinuar gjithmonë një transferim në Bundesligë ose Premier League, sepse flisja mirë anglisht dhe gjermanisht”.

“Transferimi në Spanjë më frikësonte, sepse nuk do arrija të mësoja spanjisht. Nuk ndihesha gati dhe nuk pranova, por e di se ishte një vendim idiot”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll oferta real madrid futboll oferta real madrid

Sondazh

Poll