Bota

FOTO/ Polici që ngriti në këmbë dhe ndezi Amerikën, “tradhtohet” edhe nga e shoqja

30 Maj 2020, 10:08 Nga DOSJA
FOTO/ Polici që ngriti në këmbë dhe ndezi Amerikën,

SHBA- Gruaja e oficerit të policisë, i cili vrau në mënyrë fatale George Floyd në SHBA dhe ditën e djesshme është arrestuar me akuzën e shkallës së tretë ka paraqitur kërkesën për divorc. Këtë e ka bërë me dije avokati i saj ditën e djeshme duke thënë se Kellie Chauvin, e cila ka 10 vite e martuar me policin po këkron të ndahet nga i shoqi pas vrasjes së 46 vjeçarit.

“Ajo është shkatërruar nga vdekja e zotit Floyd, ngushëllimet saj shkojnë për familjen e tij, për të dashurit dhe të gjithë ata që janë hidhëruar nga kjo tragjedi,” tha zyra avokatore.

Derek Chauvin u filmua teksa i vendoste gjurin në qafë  amerikanit me ngjyrë, George Floyd.

Prokurorët në Hennepin County, Minesota, thonë se provat tregojnë se Chauvin mbajti gjurin e tij në qafën e Floyd për gjithsej 8 minuta dhe 46 sekonda, përfshirë dy minuta dhe 53 sekonda nga të cilat Floyd nuk ishte i vetëdijshëm. Ai humbi jetën pak minuta më vonë. Ngjarja provokoi protesta të dhunshme.

Ndërkohë së fundmi ka humbur jetën edhe një 19-vjeçar i cili është qëlluar me plumb nga autoritetet vendase. Po ashtu në protest është arrestuar edhe një gazetar i CNN teksa ishte duke raportuar live .

Protestat ne SHBA për vdekjen e 46 vjeçarit po zhvillohen që prej 4 ditësh ndërkohë amerikanët për vrasjen e burrit me ngjyrë janë revoltuar ku protesta është bërë e dhunshme dhe protestuesit i kanë vënë flakën gjithçkaje që kanë gjetur përpara.

Burimi;nbcnews.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota derek chauvin kellie chauvin shba derek chauvin kellie chauvin shba

Sondazh

Poll

Bota 30 Maj 2020, 05:10

Donald Trumpi i ofenduar i kthehet twitter-it

Presidenti amerikan, Donald Trump është futur në prapë në një luftë të vogël në internet. Këtë herë është Twitteri, mediumi përmes të cilit komunikon Donald Tru...