Aktualitet

Dhunoi gruan dhe i vuri flakën shtëpisë, vihet në pranga 51-vjeçari, si e mohoi ngjarjen para mediave: Po laja rrobat, kur

29 Maj 2020, 14:22 Nga DOSJA
Dhunoi gruan dhe i vuri flakën shtëpisë, vihet në pranga

FIER– Një 51-vjeçar, i identifikuar si Aljosha Simaku është vënë në pranga pasi akuzohet të ketë dhunuar bashkëshorten e tij dhe të ketë djegur shtëpinë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, mësohet se Simaku ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, gruas së identifikuar si Gj.Simaku, 44 vjeçe dhe më pas i ka vënë flakën shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Libofshë, pas një konflikti të ndodhur mes çiftit.

Ajo që bën më shumë përshtypje është se Simaku, ka mohuar t’i ketë flakën banesës dhe të ketë ushtruar dhunë ndaj të shoqes. Në momentin që mediat, kanë shkuar pranë banesës së tij, pasi kanë vënë re flakët, ai është shprehur se po lante rrobat kur ka parë flakën.

Por, pas verifikimeve paraprake është mësuar se ka qenë vetë kryefamiljari, ai që e ka djegur banesën e tij, ku jetontëe bashkë me familjen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aljosha simaku arrestohet 51 vjecari ne fier fier libofshe aljosha simaku arrestohet 51 vjecari ne fier fier libofshe

Sondazh

Poll