Bota

“Ne nuk duam t’jua trashëgojmë Malin e Zi shqiptarëve”, Politikani serb anti-shqiptarëve, përgjigjia e deputetes mala

29 Maj 2020, 13:37 Nga DOSJA
“Ne nuk duam t’jua trashëgojmë Malin e Zi

MALI I ZI- Ditën e sotme në parlamentin malazez deputët serb janë përfshirë në debate të ashpra, duke nxjerr në pah edhe gjuhën anti-shqiptare.

Ka pasur tensione mes Serbisë dhe Malit të Zi, ku përveç shpërthimeve anti-shqiptare, deputeti serb ka treguar edhe qëndrimin e tij anti-musliman në parlamentin malazez.

Ka qenë deputeti Milutin Gjukanoviç, i cili deklaroi se Mali i Zi falë serbëve, nuk iu dorëzua projektit të Shqipërisë së Madhe.

“Ne jemi shtylla e Malit të Zi, shumica e krishterë, shumica ortodokse, të cilët nuk pranuan të jenë shërbëtorë të projektit të Shqipërisë së Madhe. Ne nuk duam t’jua trashëgojmë Malin e Zi shqiptarëve, boshnjakëve, muslimanëve pra. Ne po luftojmë për mbijetesën e besimit të krishterë dhe ortodoks në këtë zonë.”– ka deklaruar deputeti serb.

Pas këtyre deklaratave të forta deputetja malazeze Aleksandra Vukoviç, ka reaguar duke u shprehur se askush nuk e kishte fyer Malin e Zi, në këtë mënyrë të neveritshme.

“Ju keni lënë një njollë të turpshme mbi historinë e politikës suaj. Kjo është arsyeja pse do t’ju duhet një ligj për amnisti dhe falje nga qytetarët malazezë për atë që po bëni sot.”– tha Vukoviç, në përgjigje të deputetit serb.

Burimi: ocnal

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksandra vukoviç deputeti serb me thirrje anti-shqiptareve milutin gjukanoviç aleksandra vukoviç deputeti serb me thirrje anti-shqiptareve milutin gjukanoviç

Sondazh

Poll