Bota

Kompozitorët e parë të Rilindjes/ Jeta dhe krijimtaria e Palokë e Lec Kurtit (VIDEO)

29 Maj 2020, 12:36 Nga DOSJA
Kompozitorët e parë të Rilindjes/ Jeta dhe krijimtaria e

TIRANË– Ndikimi i muzikës së Rilindjes Italiane, ka mbërritur shpejt në Shqipëri nëpërmjet priftërinjve dhe misionarëve arbëreshe. Palokë Kurti, autori i këngës së njohur popullore qytetare shkodrane “Për mue paska kenë kismet”, ishte ndër të parët kompozitorë të Rilindjes tonë kombëtare.

Krijimet e tij janë si tip ariesh të vogla operistike, të mirënjohura si jaret shkodrane. Arsyeja që e lidhë Kurtin me Italinë, vendin e lindjes së operas ishte mësuesi i tij i parë i muzikës.

Që në moshë të vogël Kurti u regjistrua në shkollën françeskane dhe At Tomë Marcozzi, një prift arbëresh, e mësoi rreth muzikës dhe të luajë instrumente muzikore. Marcozzi, i përkushtuar në misionin e tij, jo vetëm që ka mësuar të vegjlit e kolegjit françeskan në Shkodër, por edhe ka siguruar që për mësimin e tyre, të vinin plot instrumente muzikore nga përtej detit.

I frymëzuar nga mësuesi i tij dhe qyteti i lindjes, Palokë Kurti ka lënë shumë momunente të këngës popullore qytetare shkodrane, dhe rrugën e tij kanë ndjekur edhe të bijtë Lec e Zef Kurti.  Kurti u lind më 3 korrik 1860, në qytetin e Shkodrës. Mësimet e para për muzikë i nisi në moshë të vogël në shkollën françeskane me At Tomë Marcozzin, një prift arbëresh, falë nismës së të cilit, erdhën nga Italia plot instrumente muzikore.

Marrë nga TopChannel 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora lec kurti palokë kurti rilindja kombëtare rilindjja italiane lec kurti palokë kurti rilindja kombëtare rilindjja italiane

Sondazh

Poll