Aktualitet

Mediet italiane: Rezart Taçi ka depozituar 362 milionë euro në Singapor (SKEMA)

29 Maj 2020, 10:02 Nga DOSJA
Mediet italiane: Rezart Taçi ka depozituar 362 milionë euro në

Itali- Mediet italiane kanë shkruar së fundmi se biznesmeni Rezart Taçi ka depozituar 362 milionë euro në Singapor. Sipas medieve italiane shuma e madhe është depozituar në një bankë, ku ka zyrat edhe kompania “Vetro Energy”, me të cilën ai dështoi të merrte kompaninë shtetërore të naftës, Albpetrol.

 Rezart Taçi, biznesmen nafte, është përmendur në Itali si president i Parma-s. Tashmë është bërë edhe një herë objekt i lajmeve ndërkombëtare. Sipas burimeve të akredituara gazetareske, në një bankë në Singapor janë derdhur 362 milion euro që i atribuohen Taçit dhe kompanive të tij. Lidhja midis biznesmenit shqiptar, një mik i Silvio Berlusconit, aq shumë sa që ai ishte gjithashtu sponsori i Milanit me Taçi Oil-in e tij, dhe qendra financiare e Azisë Juglindore vjen nga larg: shuma ishte vendosur në Singapor Vetro Energy, e njëjta përmes së cilës Taçi tentoi blerjen e dështuar në Albeptrol, një kompani shtetërore e naftës në Shqiperi.”, shkruajnë mediet italiane.

Më 3 tetor të vitit të kaluar  Gjykata e Apelit Tiranë shpallit të të pafajshëm biznesmenin Rezart Taçi, për akuzat për fshehje pasurie dhe mospagim taksash. Gjykata e Apelit rrëzoi ankimimin e Prokurorisë, dhe ka lënë në fuqi vendimin e pafajësisë të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Prokuroria ngriti akuzën se Taçi nuk kishte paguar 8 milionë euro detyrime tatimi dhe taksash teksa ishte një nga administratorët e ARMO-s.

Burimi: www.affaritaliani.it

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rezart taçi skema e parave të taçit në singapor rezart taçi skema e parave të taçit në singapor

Sondazh

Poll