Bota

Pamjet SHOKUESE/ Për shkak të ngjyrës, polici i merr jetën në mënyrë çnjerëzore 40-vjeçarit

VIDEO
Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në jug të Minneapolis dhe video është filmuar nga një kalimtar.
Featured image of article: Pamjet SHOKUESE/ Për shkak të ngjyrës, polici i merr jetën në mënyrë çnjerëzore 40-vjeçarit Pamje nga ngjarja

MINNEAPOLIS- Një video e bërë publike nga mediat ndërkombëtare shihet se si një polic bën një akt diskriminues, pasi ka shtrirë në tokë një person me ngjyrë dhe i ka vënë këmbën në fyt ku ky i fundit ka mbetur i vdekur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në jug të Minneapolis dhe video është filmuar nga një kalimtar. Policia nisi mënjëherë hetimet ku dhe kanë  arrestuar burrin i cili sipas policisë kishte rezistuar fizikisht ndaj autorieteve.

 ‘Ai u urdhërua të dilte nga makina. Pasi doli jashtë, ai rezistoi fizikisht ndaj oficerëve. Oficerët ishin në gjendje ta fusnin të dyshuarin në pranga dhe vunë në dukje se ai dukej se po vuante nga shqetësimi mjekësor“- tha zëdhënësi i policisë John Elder në një deklaratë.

Ngjarja e rëndë është përshkruar edhe nga kreu i  Minneapolis, Jacob Frey duke thënë se veprimi i policit është teper i rëndë dhe deskriminues

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Pamjet që pashë janë të gabuara në çdo aspekt. Të qenit i zi në Amerikë nuk mund të përkthehet me ndëshkim deri në vdekje”, u shpreh ai.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment