Bota

Vendimi i Kushtetueses për qeverinë e re/ Kryeministri i ardhshëm, Hoti: Është koha të bashkohemi për vendin

29 Maj 2020, 06:54 Nga DOSJA
Vendimi i Kushtetueses për qeverinë e re/ Kryeministri i

Kosovë- Avdullah Hoti, i cili pritet të marrë postin e kryeministrit në Kosovë, ka reaguar për vendmin e Gjykatës Kushtetuese. Ai ka theksuar se është koha që të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve.

“Si mandatar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë”, është shprehur Hoti.

 

Ditën e djeshme  Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi me votë unanime  që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re. Me këtë vendim gjykata i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për dekretin e tij, në të cilin është mandatuar Avdullah Hotin për të formuar qeverinë e re.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti avdullah hoti

Sondazh

Poll