Bota

Qeveria e re/ Kim Mehmeti: Gjykata Kushtetuese ia dorëzoi Kosovën zhvatësve “proamerikanë”

29 Maj 2020, 06:24 Nga DOSJA
Qeveria e re/ Kim Mehmeti: Gjykata Kushtetuese ia dorëzoi Kosovën

Kosovë- Analisti Kim Mehmeti ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, sa i përket qeverisë së re. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mehmeti thekson se me këtë vendim Gjykata Kushtetuese  e la vendin në dorë të zhavatësve “proamerikanë”. Ai nënvizon se ky vendim po e çon popullin drejt përçarjeve të mëdha politike.

“Në vend që Kosovën t’ia kthejë popullit dhe votuesve, Gjykata Kushtetuese atë ua dorëzoi zhvatësve të saj ‘proamerikanë’ të dalë nga ‘Strofulli i Gjarprit’! Me çka mbase me vetëdije popullin e çon drejtë përçarjeve të mëdha politike!”, shprehet ai në një postim në Facebook.

Së fundmi Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi me votë unanime  që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re. Me këtë vendim gjykata i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për dekretin e tij, në të cilin është mandatuar Abdullah Hotin për të formuar qeverinë e re.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gjykata kushtetuese ne kosove kim mehmeti kushtetuesja i jep te drejte thaçit qeveria e re gjykata kushtetuese ne kosove kim mehmeti kushtetuesja i jep te drejte thaçit qeveria e re

Sondazh

Poll