Aktualitet

VIDEO/ Punimet e kompanisë “ndërpresin” energjinë elektrike, prej 9 orësh Librazhdi pa drita

28 Maj 2020, 21:34 Nga DOSJA
VIDEO/ Punimet e kompanisë “ndërpresin” energjinë

LIBRAZHD- Për 9 orë,  gjysma e qyteti te Librazhdit mbeti pa energji elektrike. Burime për ABC News bëjnë të ditur se ndërprerja e furnizimit u shkaktua nga disa  punëtorë e një kompanie që trajton ujërat e zeza, të cilët,  prenë aksidentalisht kabullin energjetik. Kamera e ABC News vëzhgoi disa lagje të qytetit.

50 vjeçari Enver Bardhi, invalid prej vitesh, për shkak të errësirës pati vështirësi në gjetjen e banesës. Ai jeton i vetëm më nënën,  në një shtëpi me qira, jo shumë larg qendrës. Teksa priste djalin të kthehej nga puna, ajo kishte ndezur një qiri.

Energjia elektrike është rikthyer në mbrëmje, ndërkohë autoritetet nuk dhanë asnjë sqarim për banorët mbi ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.

(Marrë nga Abcnews.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet librazhdi pa drita librazhdi pa drita

Sondazh

Poll