Aktualitet

Manastirliu: Nesër publikohen protokollet për hapjen e plazheve, çadrat 3.5 metër distancë

28 Maj 2020, 21:29 Nga DOSJA
Manastirliu: Nesër publikohen protokollet për hapjen e plazheve,

TIRANË- Protokollet e sigurisë dhe kushteve higjieno- sanitare në plazhe janë gati dhe sipas Ministres së Shëndetësisë, gjatë ditës së nesërme do të bëhen publike.

Në një intervistë në “Opinion” ministrja Manastirliu tha se distanca e çadrave  në plazhe, nga boshti në bosht do të jetë 3.5 metër.

Zbatohen protokolle të sakta dhe besojmë se nga data 1 Qershor do të kemi edhe protokollet që do të përcaktojnë kriteret për plazhet që do të kenë çadrat e vendosura, shezlongët, kushtet higjeno sanitare. Distanca e çadrave nga boshti në bosht do të jetë 3.5 metër. Do të ketë dy shezlongë, por mund të ketë edhe çadra pa shezlongë. Do të ketë kushte higjeno- sanitare. Po krijohet një autoritet i veçantë për plazhet. Kemi përcaktuar të gjitha këto në protokolle. Protokolli është gati, është i miratuar dhe nesër bëhet publik për të gjitha strukutat hoteliere dhe turizmin”.

(Marrë nga Opinion.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapja e plazheve masat lehtesuese ministria e shendetesise ogerta manastirliu hapja e plazheve masat lehtesuese ministria e shendetesise ogerta manastirliu

Sondazh

Poll