Aktualitet

Shembja e teatrit/ Robert Aliaj: Rama do të kujtohet si njeriu që zhduku historinë

29 Maj 2020, 05:16 Nga DOSJA
Shembja e teatrit/ Robert Aliaj: Rama do të kujtohet si njeriu që

Tiranë- Artisti i njohur, Robert Aliaj në emisonin “Kafe shqeto” të moderatorit Flavio Qarri u shpreh se kryeministri Edi Rama do të kujtohet si njeriu që zhduku historinë. Aliaj bëri këtë deklaratë për Ramën teksa foli për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas tij,  godina e re, nuk ka shans t’i përqaset sadopak edhe nga bukuria teatrit të dikurshëm.

“Ajo e teatrit ishte një ngjarje e paprecedentë. E përjetova si një rrënim të një pjese të timen. Mu duk vetja sikur po dërrmohesha. Në atë skenë jam ngjitur shumë shpesh edhe si organizator eventesh. Iku një pjesë e imja si qytetar i Tiranës. Unë besoj që të gjithë ata që kanë lindur në Tiranë, po jo vetëm janë të lidhur me teatrin. Teatri Kombëtar dhe Teatri i Operas kishin cilësi tjetër. Pjesa tjetër ishte tallava. Me shembjen e teatrit ndodhi diçka pozitive. Ai u çimentua në memorien e brezit të ri. Ai do të bëj mitin e vet. Thotë le të zhduk Musolinin dhe Hitlerin, të zhduk dhe gjithçka ka ndodhur më parë dhe të fillojë historia nga unë. Sigurisht që do të ngelet në memorie Edi Rama, se nuk ka si të mos ngelet. Të gjithë ngelen në kujtesë sidomos këta njerëz, që shembën teatrin, por do të kujtohet për keq”, u shpreh Robert Aliaj.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama robert aliaj shembet teatri kombetar edi rama robert aliaj shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll