Aktualitet

Shkon me ‘Audi Q8’ në shtëpinë ku kultivonte drogë, shqiptari e ‘pëson’ nga policia angleze, dënohet me dy vite bu

28 Maj 2020, 20:22 Nga DOSJA
Shkon me ‘Audi Q8’ në shtëpinë ku kultivonte

ANGLI- Një shqiptar është arrestuar nga autoritet angleze pasi ka ngjallur dyshime teksa lëvizte me makinë luksoze në një fshat në periferi të Njukaswllit. Ata kanë ndjekur shqiptarin i cili u identifikua me emrin Emirjan Grrica, e më pas  në makinë kanë hipur dhe dy persona të tjerë ku para se të hipnin kanë vendosur diçka në bagazh.

Policia ka mësuar se shqiptari së bashku me dy shokët po shkoni në një shtëpi ku  brenda saj kultivohej dhe këtë gjë e ka pranuar edhe vet shqiptari.

Mësohet se policia angleze kanë sekuestruar sasi të kanabisit, para të gatshme dhe telefona celularë. Grrica u prangos nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike, dhe se është konfirmuar se shtetasi shqiptar kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Britani.

Gjykatësi i çështjes ka thënë se shqiptari Emirjan Grrica luajti rol të rëndësishëm në funksionimin e fabrikës së kanabisit, duke shërbyer si kopshtar. Po ashtu, gjyqtari u shpreh se nëse lënda narkotike do të shitej, atëherë shuma e fituar do të ishte e madhe.

Shqiptari u dënua me 2 vjet burg, ndërsa iu tha se pasi të shlyejë gjysmën e dënimit, mund të lirohet me kusht, në rast se do që të vazhdojë të jetojë në territorin e Britanisë së Madhe. Autoritetet ndërkaq po vijojnë të gjejnë edhe përgjegjësit e tjerë për kultivimin e kanabisit.

Burimi:.thenorthernecho.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet angli emirjan grrica angli emirjan grrica

Sondazh

Poll