Politike

Katër orë mbledhje, palët bien dakord hetimin e krimeve zgjedhore. Përplasje për votimin dhe numërimin elektronik

28 Maj 2020, 07:00 Nga DOSJA
Katër orë mbledhje, palët bien dakord hetimin e krimeve

TIRANË- Këshilli Politik ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku për më shumë se 4 orë palët politike kanë diskutuar për pikat kryesore të Reformës Zgjedhore. Dosja.al mëson se dhe në këtë mbledhje ka dalë sërish “tym i bardhë”, pasi palët janë dakordësuar për disa pika.

Mësohet se palët janë dakordësuar për praninë  e policisë në procesin zgjedhor dhe vendosjen e sistemit të monitorimit me kamera të gjitha qendrat e votimit dhe numërimit. Po ashtu është rënë dakord dhe pë vendosjen e oficerëve të policisë në sallat e numërimit të votave.

Maxhoranca dhe opozita kanë ende ndasi, pasi nuk kanë rënë dakord për vendosjen e një ministri teknik 100 ditë para zgjedhjeve, si garanci për një proces të rregull zgjedhor. Po ashtu palët janë përplasur dhe për teknologjinë në zgjedhje, pasi maxhoranca nuk është dakord për identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik.

Mbledhja e radhës do të zhvillohet nesër dhe mësohet se në tryezë do të diskutohet dhe për sistemin danez që është propozuar nga ambasada e SHBA në Tiranë.

Më herët sot paradite, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me anëtarët e Këshillit Politik. Kim ka takuar Oerd Bylykashin, Rudina Hajdarin, Damian Gjiknurin dhe Petrit Vasilin.

Kujtojmë se në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore palët u dakordësuan për  për periudhën zgjedhore nga 3 muaj, në 1 të vetëm. Po kështu kanë rënë dakord për periudhën e votimit, ose në pranverë ose në vjeshtë dhe pati  dakordësi edhe për kuotat gjinore. Palët janë zotuar që Reforma Zgjedhore do të përfundojë deri më 31 maj. Sakaq dy ditë më parë Yuri Kim shkoi në zyrën e Bashës, ku mori premtimin nga ky i fundit se Reforma Zgjedhore do të mbyllet në kohë.

(J.V. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik krimet zgjedhore reforma zgjedhore teknologjia ne zgjedhje keshilli politik krimet zgjedhore reforma zgjedhore teknologjia ne zgjedhje

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2020, 19:22

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, që është dhe anëtar i Këshillit Politik ka treguar se çfarë është diskutuar në mbledhjen e sotme. Në një dekl...