Sport

Mbrojtësi më i shtrenjtë i Serie A zgjedh Liverpool-in, kushton 70 mln euro

28 Maj 2020, 19:52 Nga DOSJA
Mbrojtësi më i shtrenjtë i Serie A zgjedh Liverpool-in, kushton

Kalidou Koulibaly është gjithnjë e më larg Napolit. Për qendërmbrojtësin e skuadrës italiane kanë shfaqur interes klubet më të mëdha në Europë, si PSG, Liverpool, Manchester United, Barcelona dhe Tottenham.

Sipas Le10Sport, senegalezi ka refuzuar kontratën 5-vjeçare me 12 milionë euro në sezon të PSG-së, aty ku praktikisht kishte ofertën më të mirë financiare. Ai duket se do vetëm Liverpool-in. Arsyet janë se ai pëlqen shumë kampionatin anglez dhe mendon se me Liverpool-in ka gjasa të fitojë shumë trofe.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka vite që kërkon të njëjtën shifër për Koulibaly, edhe pse ai tashmë nuk është edhe aq i ri: plot 100 milionë euro. Liverpool pritet të ofrojë 70 mln euro.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport klopp koulibaly napoli klopp koulibaly napoli

Sondazh

Poll