Sport

“Më mirë rri pa lëvizur sesa të mos flas”, ylli i Barcelonës shfaqet pa doreza në Youtube

28 Maj 2020, 18:57 Nga DOSJA
“Më mirë rri pa lëvizur sesa të mos flas”, ylli

Ousmane Dembele ka dhënë disa përgjigje interesante në një video në kanalin zyrtar të Barcelonës në YouTube. Atij i duhej të zgjidhte njërën prej dy alternativave për secilën pyetje dhe sigurisht që ishin pyetje ngacmuese.

Francezit, për shembull, iu kërkuar të zgjidhte midis mos të paturit mundësi të lëvizë për një javë dhe të mos flas për gjashtë muaj. Zgjedhja e talentit të katalanasve ishte qëndrimi në shtëpi për një javë, pasi ai nuk mund ta imagjinonte veten të mos flasë fare as për një minutë. Jo zgjedhje e pritshme për një futbollist, apo jo?

Në një rast tjetër, Dembele – aktualisht i dëmtuar – u pyet nëse do të rrinte 1 vit pa luajtur me video-lojëra apo do të kalonte një muaj pa takuar miqtë. Përgjigja e tij ishte patjetër heqja dorë nga lojërat, edhe pse pak kush e beson, duke ditur se ajo është pika e tij e dobët.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona dembele pyetje barcelona dembele pyetje

Sondazh

Poll