Politike

28 Maj 2020, 19:22 Nga DOSJA

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, që është dhe anëtar i Këshillit Politik ka treguar se çfarë është diskutuar në mbledhjen e sotme. Në një deklartatë për mediat, Gjiknuri u shpreh se përplasja mes palëve është për teknologjinë ne zgjedhje.

Ai u shpreh se në parim është rënë dakord, por për detajet palët janë të ndara dhe shtoi se kjo nuk duhet një sebep nga opozita për daljen nga tryeza.

“Sot kishim mbledhjen e radhës për çështjen e krimeve zgjedhore, por dhe monitorimin e qendrave të votimit me kamera. Kemi një debat akoma, është një debat artificial për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje, Kemi rënë dakord në parim, por sot po diskutojmë për detajet e tjera. Bëhet fjalë për identifikimin elektronik në zgjedhje dhe përfshirja e numërimit dhe votimit elektronik. Problemi është sa mund të shtrimet, sdëshira jonë është ta shtrirë. Ne jemi gati që të lemë ekspertët për këtë gjë, pasi duhet parë si do zbatohet dhe sa është kosto. Zgjedhjet nuk vihen në dyshim se nuk funksionon teknologjia. Jemi që kjo të mos përdoret si sebet, pasi garancia për integritetin e zgjedhjeve është në shumë procese të tjera. Jo çdo listë dëshirash nuk mund të kthehet në detyrim për ne”, u shpreh Gjiknuri.

Këshilli Politik ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Palët kanë rënë dakord për rolin e Policisë në zgjedhje, kamerat në qendrat e votimit dhe numërimit. Maxhoranca dhe opozita janë përplasur për identifikimin, numërimin dhe votimin elektronik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri keshilli politik damian gjiknuri keshilli politik

Sondazh

Poll