Sport

“Telenovelë braziliane”, nëna e Neymar rikthehet përsëri në krahët e të dashurit 23-vjeçar

28 Maj 2020, 10:29 Nga DOSJA
“Telenovelë braziliane”, nëna e Neymar rikthehet

BRAZIL- Nëna e Neymar, Nadine Goncalves tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, kur para pak kohësh njoftoi lidhjen me 23-vjeçari Tiago Ramos, me të cilin kishte 30 vite diferencë. Megjithatë mediat braziliane raportuan se lidhja e tyre kishte marrë fund, pasi mamaja e Neymar kishte mësuar se partner i saj ishte biseksual. Tiago dyshohej se takohej me  kuzhinierin personal të Neymar, Mauro përpara se të fillonte një lidhje me Nadine.

Është raportuar gjithashtu se ai ishte përfshirë në një lidhje romantike me një aktor të famshëm brazilian dhe komik stand-up të quajtur Carlinhos Maia.Tashmë thuhet se Nadine është rikthyer përsëri në krahët e Tiagos, që është 6 vite më i ri se Nejmar.

Nëna e yllit brazilian tashmë ka ndryshuar mendim dhe dëshiron të vazhdojë jetën me 23-vjeçarin, madje thuhet se i ka dhënë me qira edhe një banesë në Sao Paolo, në mënyrë që të jetë sa më afër tij dhe të shijojë jetën në krahët e tij.

 

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport nadine goncalves nena e neymar nadine goncalves nena e neymar

Sondazh

Poll