Aktualitet

“Gruaja dëgjoi krismat, pa djalin të larë gjak nga dritarja. Iu hodh sipër…”, zbardhet dëshmia e babait të Kristjan

28 Maj 2020, 11:36 Nga DOSJA
“Gruaja dëgjoi krismat, pa djalin të larë gjak nga

VLORË– Edmond Breshanaj, babai i të riut Kristian Breshanaj, i ekzekutuar në orët e para të së dielës ka folur për herë të parë për situatën ku ndodhet familja e tij pas aktit të rëndë. Ai ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, si dhe ka rrëfyer se ka qenë gruaja ajo që ka parë djalin të vrarë. I ati, me profesion mjek ka mohuar që i biri të ketë qenë i përfshirë në përplasjet mes bandave. Mjeku Breshanaj rrëfen se i biri nëse do të ishte përfshirë në këtë rivalitet të përfolur, atëherë do të kishte para, por sipas tij, ai ka punuar barist në Belgjikë dhe më pas është rikthyer në Shqipëri, me të njëjtën situatë financiare siç ka qenë para largimit.

RRËFIMI I BABAIT PARA GAZETARËVE: 

Momenti që e parë, kur ndodhi vrasja u dëgjuan krisma pas shtëpisë sime dhe erë baruti dhe nusja më merr në shtëpi nuk ka ardhur djali në shtëpi dhe dëgjuam krisma. Atëherë unë marrë në celular çunin, binte zilja po nuk e hapte askush. Atëherë unë i them nuses hap derën dhe shko për të verifikuar. Atëherë nusja del dhe gjen djalin të shtrirë të mbytur me gjak, marr në celular policinë dhe i them në kanë vrarë djalin dhe nisem në shtëpi. E gjej djalin të mbuluar me gjak dhe nusen mbi fëmijën, Ka qenë bashkë me shokun e tij prej disa vjetësh, siç më tha ai e goditën në distancë dhe pastaj nga afër. Nuk kishin komunikuar më parë. Shoku i tij kishte reaguar “mos ca boni”. Ka ardhur si e papritur nuk di që çuni të kishte ndonjë problem, ka qenë çun i rregull, e shikoja normal, lëvizte lirshëm, nuk fshihej, nuk ishte i armatosur. Në Shqipëri nuk di të ketë ndonjë ngjarje. Unë mendoj që policia të jenë të angazhuar për gjetjen e shkakut kush ma ka vrarë djalin, Ka pasur kamera gjatë gjithë rrugës. Më kanë pyetur, i kam dhënë shpjegimet e mia të studiojnë celularin, me ka qenë orën e fundit. Unë atë ditë nuk e kam marrë se isha 24 orë në punë, më ra si bombë kjo gjë. Prandaj i bëj thirrje policisë që të mos tërhiqet përballë agresorëve. Djali im nuk ishte pjesë e grupeve kriminale. Në Belgjikë ka punuar në një bar, madje e kam ndihmuar unë me lekë, se po të ishte marrë me punë të jashtëligjshme do kishte lekë, ai erdhi me rrobat që kishte veshur. Prokuroria ta zbardhë këtë ngjarje, ta çojnë këtë punë deri në fund, që të mos ikë rinia shqiptare, e jo më djali im që nuk ishte pjesë e bandave, ishte një familje e shëndoshë se nuk kishte as nevoja ekonomike, ishte një çun shumë i pastër dhe i sinqertë që bënte shumë për shoqërinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 24 maj 2020, në Vlorë. I riu Kristian Breshanaj u vra pranë derës së shtëpisë, vetëm 3 muaj pasi ishte kthyer nga Belgjika. Dyshohet se shkak i vrasjes ka qenë dyshimi i autorëve se Breshanaj i ka spiunuar. Grupi i ekzekutorëve dyshonin se 25-vjeçari ishte informator i rivalëve të tyre, dhe u dërgonte informacion në lidhje me veprimet apo lëvizjet e tyre.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond breshanaj ekzekutohet kristian breshanaj edmond breshanaj ekzekutohet kristian breshanaj

Sondazh

Poll