Aktualitet

Sapo ishte kthyer nga Belgjika/ Çfarë fshihet në të shkuarën e 25-vjeçarit të ekzekutuar nga Vlora, djali i mjekut probleme me ligjin belg? I ‘çmontohet’ telefoni personal

  • Vrasja e 25-vjeçarit në Vlorë, familja në ‘errësirë’: S’na kishte thënë gjë...
  • Burime të Dosja.al bëjnë me dije se i riu kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika. 25-vjeçari, djalë i një mjeku reanimator në Spitalin e Vlorës kishte jetuar për disa kohë në Belgjikë, duke hedhur një pistë dyshimi mbi jetën e tij atje.
    Featured image of article: Sapo ishte kthyer nga Belgjika/ Çfarë fshihet në të shkuarën e 25-vjeçarit të ekzekutuar nga Vlora, djali i mjekut probleme me ligjin belg? I ‘çmontohet’ telefoni personal Kristian Breshanaj

    VLORË-Ditën e djeshme në Vlorë, u ekzekutua me armë zjarri 25-vjeçari Kreshnik Breshanaj. Familjarët kanë deklaruar në Polici, se i riu nuk kishte shfaqur ndonjë shqetësim dhe nuk kishte treguar se kishte konflikt me njeri duke lënë në ‘hije’ edhe arsyet që fshihen pas atentatit.

    Burime të Dosja.al bëjnë me dije se i riu kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika. 25-vjeçari, djalë i një mjeku reanimator në Spitalin e Vlorës kishte jetuar për disa kohë në Belgjikë, duke hedhur një pistë dyshimi mbi jetën e tij atje.

    Dyshohet se i riu është përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në shtetin belg dhe vrasja e tij mund të lidhet me ndonjë pazar të prishur. Efektivët e Policisë, kanë marrë edhe celularin e të riut për të mbledhur prova të reja.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm ku u ekzekutua me armë zjarri, pranë banesës së tij, në lagjen “Ujit i Ftohtë” në  Vlorë 25-vjeçari Kristian Breshanaj. Ai u gjet i pajetë në rrugë, ndërkohë dy autorët pas krimit të rëndë dogjën mjetin tip BMW me targa greke, brenda së cilën u gjet edhe arma e krimit. I riu kishte vetëm 3 muaj që kishte ardhur nga Belgjika.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment