Aktualitet

VIDEO/”DRYMADES IN” Biznesmeni Lorenc GJIKURIA bëhet kreativ, heq fadromat pas denoncimit dhe vë punëtorët me ka

28 Maj 2020, 09:31 Nga DOSJA
VIDEO/”DRYMADES IN” Biznesmeni Lorenc GJIKURIA bëhet kreativ,

HIMARË- Dosja.al denoncoi dje me video pamjet nga kompleksi  “Drymades Inn”, ku biznesmeni Lorenc Gjikuria kishte nisur punimet me fadroma për të “pastruar” vijën bregdetare. Një ditë pas publikimit të artikullit, biznesmeni u bë kreativ (krijues).

Siç shihet edhe në këto pamje të xhiruara paraditen e të enjtes, fadromat janë hequr gjatë natës, dhe punën e eskavatorit po e bëjnë punëtorët e Gjikurias me kazma dhe lopata. E gjitha kjo në kurriz të vijës bregdetare.

Një kompetencë ekskluzive e pushtetit lokal për pastrimin e plazheve, bëhet nga privati, ndërkohë që kjo është e ndaluar. Gërryerja e vijës bregdetare është e ndaluar, dhe për këtë arsye u gjobit disa ditë më parë me 20 milionë lekë të vjetra, biznesmeni Artur Bubeqi në Dhërmi. Por mesa duket, Gjikuria e ka gjetur mënyrën për t’ju shmangur gjobës…

Për më shumë ndiqni pamjet:

Nga jugu në veri, para hapjes së sezonit turistik, në media kanë shpërthyer denoncimet për shkatërrimin e vijës bregdetare, shtretërve të lumenjve dhe prerjes së pyjeve. Pengimi i punës në terren të inspektorëve për shkak të pandemisë, ka sjellë një mungesë kontrolli mbi territorin, që efektet pritet t’ja shohim dimrin që vjen.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drymades inn lorenc gjikuria shkaterrimi i bregdetit drymades inn lorenc gjikuria shkaterrimi i bregdetit

Sondazh

Poll