Aktualitet

PISTAT/ Pinte kafe tek kompleksi i ‘Edi faqedjegurit’, lidhja e Kristian Breshanajt që u vra ditën e Bajramit me “Il Padrinon” e Vlorës, ekzekutorët mendonin se i spiunonte tek rivalët

Dhe arsyeja mendohet të ketë qenë ‘spiunimi’. Konkretisht, të njëjtat burime shpjegojnë për Dosja.al se grupi, të cilit i përkasin autorët, dyshojnë se 25-vjeçari ishte informator i rivalëve të tyre, dhe u dërgonte informacion në lidhje me veprimet apo lëvizjet e tyre.
Featured image of article: PISTAT/ Pinte kafe tek kompleksi i ‘Edi faqedjegurit’, lidhja e Kristian Breshanajt që u vra ditën e Bajramit me “Il Padrinon” e Vlorës, ekzekutorët mendonin se i spiunonte tek rivalët Kristjan Breshanaj, Edison Harizaj dhe uji i ftohte
Përditësuar:

VLORËDosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me vrasjen e të riut Kristian Breshanaj, i cili u ekzekutuan pa mëshirë natën e Fiter Bajramit, në derën e shtëpisë së tij. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al, se kanë dyshime të forta se Breshanaj është vrarë nga një grup që operon në zonën e Vlorës.

Dhe arsyeja mendohet të ketë qenë ‘spiunimi’. Konkretisht, të njëjtat burime shpjegojnë për Dosja.al se grupi, të cilit i përkasin autorët, dyshojnë se 25-vjeçari ishte informator i rivalëve të tyre, dhe u dërgonte informacion në lidhje me veprimet apo lëvizjet e tyre.

Viktima, pas kthimit nga Belgjika, mësohet se qëndronte në kafenetë pranë një kompleksi në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, aty ku edhe ka qenë zona e “Il Padrinos”, Edison Harizajt, që u ekzekutua në Durrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pikërisht në këtë kompleks, është zona ku operon grupi, për të cilët prokuroria ka dyshime të forta që qëndrojnë prapa këtij ekzekutimi. Frika se mund të goditeshin nga rivalët, ka bërë që ky grup të derdhë plumbat mbi trupin e 25-vjeçarit, duke e lënë atë të vdekur bashkë me gjithçka që mund të dinte.

Kristian Breshanaj u ekzekutua pranë shtëpisë në orën 01:00 të 24 majit, në momentin që sapo kishte hyrë dita e Fiter Bajramit. Ai u qëllua me 4 plumba në trup, nga një kallashnikov me silenciator, dhe më pas autorët u larguan me një automjet, të cilin e braktisën të djegur. Breshanaj ishte djali i një mjeku dhe i një familjeje të qetë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment