Aktualitet

Gërmimet në Lumin Mat/ Dënohet me 2 milionë lekë një tjetër punëtor, gjobitet dhe fabrika e peshkut në Shëngjin

28 Maj 2020, 11:34 Nga DOSJA
Gërmimet në Lumin Mat/ Dënohet me 2 milionë lekë

Lezhë- Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit vijon aksionin për masakrat mjedisore. Policia bën me dije se është gjobitur me 2 milionë lekë 56-vjeçari me inciale D.B, pasi po kryente gërmime në Lumin Mat. Ndërkohë është gjobitur me 500 mijë lekë edhe një 37-vjeçar në Shëngjin, i cili shkarkonte mbetjet e fabrikës së peshkut në rrjetin e kanalizimeve

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore  Procedohet penalisht një tjetër shtetas, për përpunim të inerteve dhe gjobitet nga IKMT-ja me masë administrative;
• Procedohet penalisht një 37-vjeçar dhe gjobitet, pasi shkarkonte mbetje në rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit;
• Një ditë më parë u proceduan dhe u gjobitën edhe dy shtetas të tjerë, për gërryerje të shtratit të lumit Mat. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me IKMT-në, kanë vijuar kontrollin përgjatë shtratit të lumit Mat, ku gjatë kontrollit është kapur në flagrancë duke nxjerrë materiale inerte dhe është proceduar shtetasi D.B., 56 vjeç, banues në Kurbin. IKMT e ka gjobitur shtetasin me masë administrative 2 milion lekë (të reja).

Gjithashtu, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin G.A., 37 vjeç, banues në Ishull Lezhë. Shërbimet e Policisë dhe IKMT-së, gjatë kontrollit konstatuan se fabrika e përpunimit të peshkut, shkarkonte mbetjet në rrjetin e kanalizimeve të ujësjellësit në Shëngjin.
IKMT-ja e ka gjobitur subjektin me masë administrative 500 mijë lekë (të reja) si dhe do të ndërpresë lidhjen me rrjetin e kanalizimeve. Kontrollet do të vijojnë për penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumenjve apo që kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit e lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme pyjeve dhe kullotave.

Ditët e fundit Dosja.al ka denoncuar me video masakrën mjedisore në lumtin Mat, ku kompania “Salillari” po kryente punime pa kriter.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt gjobe per matin lumi mat ikmt gjobe per matin lumi mat

Sondazh

Poll