Aktualitet

I dënuar nga gjykata me 5 vite burg për drogë, arrestohet 44-vjeçari në Skrapar, që prej 2015 ishte në kërkim (EMRI)

28 Maj 2020, 11:24 Nga DOSJA
I dënuar nga gjykata me 5 vite burg për drogë, arrestohet

Berat- Policia e Beratit ka arrestuar 44-vjeçarin Sazan Koromani, pasi është dënuar nga Gjykata e Korçës me 5 vite burg për kultivim droge. Këtë vendim për 44-vjeçarin gjykata e ka dhënë më 2015 dhe prej 5 vitesh ai ishte në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Skrapar/Berat. Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, një person i shpallur në kërkim, i dënuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Skraparit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Sazan Koromani, 44 vjeç, banues në Backë, Skrapar, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, pasi në gusht të vitit 2015, gjatë kontrollit nga forcat e Policisë, në tokat e marra me qira në fshatin Çemeric, Korçë, së bashku me shtetasin F. K., iu janë gjetur dhe sekuestruar bimë narkotike cannabis sativa.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 44-vjeçari në berat sazan koromani arrestohet 44-vjeçari në berat sazan koromani

Sondazh

Poll