Aktualitet

Gjykata e Posaçme e la në burg, Jaeld Çela rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë

28 Maj 2020, 09:26 Nga DOSJA
Gjykata e Posaçme e la në burg, Jaeld Çela rekurs në

TIRANË-Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, nëpërmjet avokatit të tij, Petrit Ismaili, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë. Ditën e sotme ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka shtyrë gjyqin ndaj Çelës dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas burimeve të “Dosja.al”, shkak për shtyrjen u bë pandemia dhe fakti që Tahiri nuk ishte njoftuar për seancën gjyqësore. Seanca e radhës ndaj Tahirit dhe Çelës, pritet të zhvillohet më 11 qershor, ku të pranishme do të jenë të gjitha palët.

Gjykata e Posaçme më 19 maj, vendosi të lë në arrest me burg Çelën, në lidhje me akuzat për shpërdorim detyre dhe favorizimin e grupit kriminal të Habilajve. Pas leximit të masës së sigurisë, avokati i tij u shpreh se klienti nuk ka qenë kurrë në arrati, por ka ndjekur procesin gjyqësor.

Vetë ish-drejtori i Policisë së Vlorës,  ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë, duke thënë se e donin si “bashkëpunëtor” të ish-ministrit të Brendshëm. Për momentin Çela po mbahet tek burgu “302” në Tiranë, nën masa të rrepta sigurie në një qeli të veçantë, për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm me të burgosurit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dorezohet jaeld cela jaeld cela dorezohet jaeld cela jaeld cela

Sondazh

Poll