Politike

“Doni të ndërtoni kulla, aty ku shembët teatrin”/ Rama-Hajdarit: Jeni në kundra-vajtje, i dëgjoni gjërat gabim. Depute

28 Maj 2020, 08:22 Nga DOSJA
“Doni të ndërtoni kulla, aty ku shembët teatrin”/

Tiranë– Ditën e sotme është zhvilluar interpelanca në Kuvend mes Rudina Hajdarit dhe Edi Ramës për shembjen e Teatrit Kombëtar. Hajdari e quajti të paligjshme shembjen e Teatrit Kombëtar dhe e akuzoi Ramën se do të ndërtojë kulla. Ajo e krahasoi Ramën me Nikolla Gruevskin, për të cilin tha se rrafshoi Shkupin. Rama nuk i komentoi gjatë replikat e Hajdarit dhe theksoi se fjalët e tij për teatrin kanë mbaruar. Ai lexoi një sërë reagimesh nga artistët, të cilët ishin pro shembjes së teatrit.

Replikat: 

Rudina Hajdari: Një zë i fortë si Ralf Gjoni nuk është sot në Kuvend. Doni të ndërtoni kulla prandaj e shembët teatrin. Nuk pyesni fare kur doni ta merrni atë truall. Ke thënë që keni hequr dorë nga PPP-ja, ndërkohë Bashkia thotë që nuk kemi lekë. Me çfarë para do ta ndërtoni zoti Rama? Keni shkruar aty në 4 e 30 të mëngjesit, keni shkuar aty kur ka pasur njerëz brenda, keni  bërë kështu një tentativë për vrasje. Pse e bëni këtë?  Kush ishte në krye të urdhrave? Si i bëtë këto akte barbare dhe nuk doni të dëgjoni njeri? Do vini këtu e thoni, se i ngjan atyre të tjerve, do merreni edhe me leksikën. Por Rama betonizimi i Tiranës është fakt, kullat janë fakt, shkatërrimi i Tiranës është fakt. Ju sot jeni shndëruar në një Gruevski që rrafshoi Shkupin. Sot ju jeni po ai njeri. Do mbaheni mend për të njëjtat gjëra që e shkatërruar këtë vend.

Edi Rama: Nuk kam asgjë për të thënë për teatrin, i kam thënë.  Robert Ndrenika ka këtë përgjigje për ju zonja Hajdari: ‘Unë jam për një teatër të ri, paratë le ti marrë ku ti dojë’. Më pas Arben Derhemi, me proestuesit e vërtetë është zhvilluar dialog si me asnjë çështje tjetër më parë. Pra po përcjell fjalët e protestuesve të vërtetë, jo të aktorëve politikë. Jeni në një zhvillim konfuz dhe anormal në një korsi paralele me historinë por jeni në kundravajtje. ‘Unë në atë godinë nuk futem, se ajo është sëmundje. Dua një teatër të ri, këtët çështje tja lëmë akitektëve”,  ka thënë Bujar Asqeriu. “Më thoni një teatër në Ballkan që është në këtë gjendje. Kur shkohet në teatër duhet të ndjejë parfu, jo PD-së (këtë e them unë). A mund ta ftojmë trupën e Berlinit të japë këtu një shfaqje, “, citon Josif Papagjoni

Rudina Hajdari: Këtij vendi i duhet një teatër të ri, Ju i përçatë artistët. Kur i ka thënë ata këto gjëta, apo i kanë thënë sot. Sot çështja a duhet t’i ruajmë këto vlera? Ju e bëtë në 4 të mëngjesit në mënyrë barbare këtë shembje. Uroj të jesh një ditë në bankën e të akuzuarit. Ju zoti kryeministër keni qenë në vitin 2000 kryetar bashkie, jeni munduar ta merrni atë truall, por keni thënë që këto momuente duhen të rruhen. Por gjatë këtyre viteve nuk keni bërë asnjë restaurim. Në 17 vite nuk është vënë asnjë dorë, a mos është e qëllimshme? Problemi juaj vazhdon sepse më pas i keni kaluar bashkisë së Tiranës truallin e teatrit. Kjo ndërtesë është ndërtesë e Teatrit Eksperimental. Si e keni shkatërruar atë teatër me këtë truall. Mos e keni shembur në mënyrë të kundra ligjshme? Në vitin 2000 ju jeni dashur të merrni teatrin e Kukullave në pronësi të bashkisë Tiranë, Gjykata Kushtetuese e ka kundëshruar këtë këtë kërkesë. Pasi kjo është shkelje e Kushtetutës. 

Edi Rama: Është e kot që të rikthehem për të rivënë në vend gjërat që the, që i dëgjon gabim nga shqipja në shqip. Do ju lexoj një koment nga Facebook, të një demokrati që nuk i kursen ato që ka për mua, por  në ato ditët pas ‘tragjedisë’ së shemjes së godinës: “Na tha futni në çadër se do bien urgjent, por çfarë fituat, na thanë na e futi Amerika, ska më llafe, ska më zgjedhje, o burra revoltë popullore. Kur ikën të gjitha dolën edhe nga parlament, o burra tek unaza e re se do vijë populli. Populli s’erdhi, erdhën fadromat, na ngeli libri i çunit të Fariut. Më pas doli që lepuri na flinte te Teatri, iku te Teatri  dhe na doli që Luli e Kishte hallin te Reforma Zgjedhore. 

Hajdari: Doja t’jua jepja edhe tre minutat e mia, sepse ishit bërë për ujë të ftohtë. Teatri duhej diku tjetër dhe ajo aty. Ne duhet ta kishim ruajtur si monument kulturor. Por ju ja keni marrë shpirtin këtij vendi dhe këtij qyteti”. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rudina hajdari seancë plenare 28 maj 2020 edi rama rudina hajdari seancë plenare 28 maj 2020

Sondazh

Poll