Politike

“Po shkelni Kushtetutën me Zgjedhoren, po merrni për lider vrasësin e 21 janarit”/ Ruçi debat me Gjuzin: Partia e Lanës

28 Maj 2020, 08:16 Nga DOSJA
“Po shkelni Kushtetutën me Zgjedhoren, po merrni për lider

Tiranë-  Nis seanca plenare. Debat mes Kujtim Gjuzit dhe Gramoz Ruçit. Deputeti shprehet se po shkelet Kushtetuta, përsa i përket Reformës Zgjedhore. Sipas tij në nenin 170 të Kushtetutës thuhet në gjendjen e jashtëzakonshme nuk bashkëbisedohet për ndyshime të kodit zgjedhor. Madje ai hodhi edhe akuza ndaj Bashës, duke e quajtur vrasës. Por Ruçi u përgjigj se ka qenë Partia Demokratike ajo që e solli në Kuvend.

Debati: 

Ruçi Mos u zini, urdhëroni.

Gjuzi: Seancën e kaluar juve më hoqët fjalën, nuk më dhatë një arsye. Sot dua tju sjell në vëmendje që me Këshillin Politik jeni në shkelje të Kushtetutës. Në nenin 170 thuhet në gjendjen e jashtëzakonshme nuk bashkëbisedohet për ndyshime të kodit zgjedhor.

Ruçi: Rilidhie zotin Gjuzi, se e hoqa gabimisht.

Gjuzi: Bashkëkryetarët po shkelin Kushtetutën për t’u marrë vesh me partitë politike që kanë dalë në bregun e Lanës. Prandaj do ju lutesha të mbani parasysh këtë këshillë time. Keni futur edhe sorqokak edhe ndërkombëtarët, duke bërë për lider një vrasës të 21 janarit.

Ruçi: Përsa i përket këshillit është jashtë kompetencave të seancës. Kushtetutën po e citoni gabim. Përsa i përket etiketimeve me parti e Lanës, tregohu  i përgjegjshëm, se po mos ishte s’do ishte në Kuvend, partia e Lanës të solli në Kuvend. Më herët t’i nuk ke votuar as për partinë tënde.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci kujtim gjuzi seancë plenare 28 maj 2020 gramoz ruci kujtim gjuzi seancë plenare 28 maj 2020

Sondazh

Poll