Politike

Finacimet në bujqësi/ Rama: Nesër fillon procesi, fermerët mund të aplikojnë në faqen e AZHBR-së

28 Maj 2020, 05:43 Nga DOSJA
Finacimet në bujqësi/ Rama: Nesër fillon procesi, fermerët

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga nesër fermerët mund të aplikojnë për financim nga skema kombëtare. Në një postim në Facebook kreu i qeverisë sqaron se aplikimi bëhet me smartfon ose kompjuter në faqen e AZHBR-së.

“Jo vetëm kaq, po procesi i aplikimeve nga fermerët është kthyer nga nje torturë letrash, ecejakesh, pritjesh e rryshfetesh, në një proces fare të thjeshtë pa lëvizur nga shtëpia apo nga fshati, ku përmes smartfonit apo kompjuterit më të afërt, në pak minuta aplikimi i shkon AZHBR-së dhe miratimi bëhet në transparencë të plotë.  Nesër hapen aplikimet për financim nga skema kombëtare dhe duke ju uruar sukses aplikantëve, uroj të keni të gjithë një ditë të mbarë.”, shprehet ndër të tjera Rama.

Reagimi i plotë:

MIRËMËNGJES, duan s’duan ata që kurrë nuk do duan të shohin e të pranojnë ndryshimet reale, sot në bujqësi ndryshimi real po ndodh dhe falë edhe rritjes së aftësisë thithëse të fondeve të Bashkimit Europian, ku këtë vit jemi në vendin e parë për financime në mbështetje të projekteve të fermerëve, janë plot investime të reja në proces, në një shumë të përgjithshme për mbështetjes së bujqësisë pakrahasimisht më të lartë se më parë.  Nga ana tjetër skemat kombëtare të mbështetjes me fondet e buxhetit të shtetit, janë harmonizuar me skemat e programit të BE-së dhe adresojnë nevoja specifike që nuk mbulohen nga financimet europiane

Jo vetëm kaq, po procesi i aplikimeve nga fermerët është kthyer nga nje torturë letrash, ecejakesh, pritjesh e rryshfetesh, në një proces fare të thjeshtë pa lëvizur nga shtëpia apo nga fshati, ku përmes smartfonit apo kompjuterit më të afërt, në pak minuta aplikimi i shkon AZHBR-së dhe miratimi bëhet në transparencë të plotë.  Nesër hapen aplikimet për financim nga skema kombëtare dhe duke ju uruar sukses aplikantëve, uroj të keni të gjithë një ditë të mbarë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama financime në bujqësi skema kombëtare edi rama financime në bujqësi skema kombëtare

Sondazh

Poll