Aktualitet

Shkatërrohet grupi italo-shqiptar, hetoheshin nga Policia që prej 3 vitesh, trafik droge mes dy vendeve

27 Maj 2020, 10:44 Nga DOSJA
Shkatërrohet grupi italo-shqiptar, hetoheshin nga Policia që prej 3

ITALI– Një grup italo-shqiptar që merrej me trafikun e lëndëve narkotike është shkatërruar nga Policia italiane. Gjatë një operacioni të koduar ”San Silvestro 2018”, që u zhvillua nga Antimafia Italiane e Leçes në bashkëpunim me Guardia Di Finanza e Brindizit janë arrestuar 9 persona.

Më pas 5 prej tyre janë lënë në burg, ndërsa 4 të tjerë janë vendosur në “arrest shtëpie”.

Hetimet për grupin kishin nisur që në vitin 2017, megjithatë ende nuk janë dhënë detaje lidhur me anëtarët dhe sa shqiptarë ishin të përfshirë në këtë organizatë kriminale.  Të përfshirë kanë qënë edhe autoritetet e policisë shqiptare.

Gjatë hetimeve të operacionit e deri më sot janë sekuestruar 3750 kg marijuanë, 50 kg hashash, 1 kg kokainë, 1 kg heorinë, 6 mjete lundruese e 3 autovetura.

Marrë nga Quimesagne.it

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali shkatërrohet banda italo-shqiptare itali shkatërrohet banda italo-shqiptare

Sondazh

Poll