Aktualitet

30 vite afat/ Francezët e “Voltalia” fitojnë me çmimin më të lartë ankandin për parkun fotovoltaik të Karavastasë.

27 Maj 2020, 10:31 Nga DOSJA
30 vite afat/ Francezët e “Voltalia” fitojnë me

TIRANË -Qeveria prezantoi sot fituesin e ankandit për parkun fotovoltaik të Karavastasë. Për këtë projekt shfaqën interes 30 kompani europiane dhe nga kontinente të tjera. Fituese e ankandit u shpall kompania franceze Voltalia, me ofertën 24.89 euro/ megavat.

Sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Balinda Balluku, ky ështe një çmim rekord për të gjitha parqet energjitike. Balluku bëri me dije se në përfundim të ankandit, u kualifikuan 5 oferta financiare, ndërsa 4 të parat u dogjën për shkak të kushteve teknike.  Gjithashtu, ajo sqaroi se çmimi tavan i ofertave për këtë projekt ishte 55 euro/ megavat.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama në fjalën e tij pas mbylljes së ankandit u shpreh se ky është parku më i madh në rajon. Sipas tij, çmimi është fantastik megjithëse pritshmëritë ishin larg, ndërsa shpreson që punimet të fillojnë në vjeshtë. Gjithashtu kryeministri foli edhe për HEC-in e Skavicës, për të cilin tha se do të ndërtohet me financim 100% nga shteti.

Parku fotovoltaik i Karavastasë është më i madhi i projektuar në vendin tonë, me një fuqi në instaluar prej 140 MW, i cili do të ndahet 70 MW për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe 70 MW me çmim të rregulluar. Afati i projektit është 30 vjeçar, ku çmimi i rregulluar zgjat për 15 vite dhe do të blihet nga OSHEE. Projekti është në bazë të një studimi të Bankës Botërore, e cila ka përcaktuar tre zonat me rrezatimin më të lartë në vend. Duke pasur parasysh teknologjitë e tregut dhe mesataren e kostos së prodhimit, ishte përcaktuar çmimi i rregulluar 55 euro.

(g.sh;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku edi rama parku fotovoltaik ne karavasta voltalia belinda balluku edi rama parku fotovoltaik ne karavasta voltalia

Sondazh

Poll