Aktualitet

150 euro për person/ Arrestohen 3 trafikantët në Maliq, rrugën që kishin zgjedhur për të transportuar drejt Tiranës emig

27 Maj 2020, 10:36 Nga DOSJA
150 euro për person/ Arrestohen 3 trafikantët në Maliq,

Maliq-Policia ka arrestuar 3 persona në Maliq Xh. Sh., 24 vjeç, K. T., 23 vjeçe dhe S. M., 39 vjeç, pasi po transportonin klandestinë drejt Tiranës. Ata janë kapur në aksin rrugor Maliq-Lozhan bashkë me klandestinët, të cilëve iu merrnin 150 për transportin.

Njoftimi i Policisë:

 Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Kapen duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë tre shtetas, midis tyre një i huaj. Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• Xh. Sh., 24 vjeç, banues në Fushë-Milot, Lezhë.

• K. T., 23 vjeçe, banuese në Cërrik, Elbasan.

• S. M., 39 vjeç, shtetas sirian, me banim të përkohshëm në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me dy automjete në drejtim të Tiranës, tre shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 150 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona në maliq trafik klandestinësh në maliq arrestohen 3 persona në maliq trafik klandestinësh në maliq

Sondazh

Poll