Aktualitet

Sherr me vëllezërit dhe dhunë ndaj gruas, Policia vë në pranga 3 persona

27 Maj 2020, 09:57 Nga DOSJA
Sherr me vëllezërit dhe dhunë ndaj gruas, Policia vë në

TIRANË– Tre persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit pasi akuzohen për dhunë në familje. Mësohet se një 43-vjeçar me iniciale A. I., është arrestuar pas një konflikti për motive pronësie me dy vëllezërit e tij.

Gjithashtu për dhunë ndaj bashkëshorteve janë arrestuar dy persona. Në prangat e Policisë janë arrestuar F. K., 32 vjeç dhe G. Zh., 38 vjeç, të dy kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve.

NJOFTIM I PLOTË:

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 3 shtetas, për dhunë në familje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit A. I., 43 vjeç, pasi në fshatin Koçaj, pas një konflikti për motive pronësie me dy vëllezërit e tij, shtetasit Y. I dhe D. I., ka pushtuar me anë të forcës dhe dhunës tokën në pronësi të tyre, duke ushtruar dhunë fizike.

Nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, i shtetasit F. K., 32 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike sistematikisht ndaj bashkëshortes, në banesë.

Po nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Zh., 38 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në banesë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne familje policia e shtetit dhune ne familje policia e shtetit

Sondazh

Poll