Aktualitet

Shembja me eksploziv e pallatit të dëmtuar nga tërmeti në Durrës, protestojnë banorët: Na dëmtohen bizneset

27 Maj 2020, 09:46 Nga DOSJA
Shembja me eksploziv e pallatit të dëmtuar nga tërmeti në

DURRËS– Banorët e lagjes 11 të qytetit të Durrësit janë ngritur në protestë kundër prishjes së një pallati me eksploziv. Ata pretendojnë se nëse shembja e godinës bëhet me lëndë plasëse mund të shkaktojë dëme edhe tek ato që rrethojnë.

Kështu që të gjithë njëzëri, ata kërkojnë që pallati i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të rrëzohet duke përdorur metoda alternative.

“Pallati mund të shembet me mjete të padëmshme, jemi 200 biznese që mund të dëmtohemi. Jemi kundra eksplozivit, jo kundra prishjes. Bëhet fjalë për 200 biznese. Kam mbi 50 mijë euro mall në dyqan. Ta prishin me metoda që nuk na dëmtojnë ne.” ,”-shprehen banorët.

Godina e ashtuquajtur “pallati i VIP-ave” është planifikuar që të rrafshohet pas 2 ditësh më 29 maj. Pallati 6-katësh në bulevardin “Dyrrah” u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres shembja e pallatit ne durres durres shembja e pallatit ne durres

Sondazh

Poll