Bota

Fitoi betejën me Covid-19, por Boris Johnson pretendon se virusi i ka shkaktuar probleme me shikimin

27 Maj 2020, 08:59 Nga DOSJA
Fitoi betejën me Covid-19, por Boris Johnson pretendon se virusi i ka

BRITANI E MADHE- I shëruar plotësisht nga virusi, mesa duket Boris Johnson nuk u paska shpëtuar dëmtimeve të tjera pas Covid-19.  Ashtu siç kanë shpjeguar edhe ekspertët e mjekëisë të gjithë personat e infektuar nga koronavirusi edhe pas shërimit do të mbeten me dëmtime të mëdha.

Kjo është vënë re edhe tek kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i cili në konferencën e djeshme si asnjë herë më parë është shfaqur me syze, duke pranuar publikisht se kishte probleme me shikimin.

“Më duhet të mbaj syze. Mendoj se problemi me shikimin mund të jetë për shkak të koronavirusi.”– ka thënë Johsnon.

Por sipas mediave të huaja dhe raporteve të publikuara nga Organizata  Botërore e Shëndetit problemet me shikimin nuk janë cilësuar si simptoma të Covid-19.

Kujtojmë qëJohsnon u infektua me Covid-19 disa javë më parë dhe ai qëndroi për të paktën 3 ditë në spital pasi gjendja e tij u rëndua, por tashmë është rikthyer në punën e tij.  Është shëruar plotësisht dhe vijon qeverisjen e Britanisë së Madhe.

Ndërkohë mediat e huaja kanë raportuar se 6 vjet më parë në 2014, vet Johnson ka deklaruar se ka probleme me shikimin, prandaj kjo deklaratë e fundit nga kryministri britanik mund të mos jetë plotësisht e vërtetë.

Burimi: METRO 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi në britaninë e madhe boris johnson koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll