Bota

Aksident fatal/ Rrëzohet helikopteri në Rusi, humbin jetën katër persona

26 Maj 2020, 19:24 Nga DOSJA
Aksident fatal/ Rrëzohet helikopteri në Rusi, humbin jetën

RUSI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, pasi në një helikopter ushtarak  është rrëzuar pranë një fushe aviacioni në rajonin e largët lindor të Chukotka-s, ku si pasojë kanë humbur jetën të katër persona që ndodheshin në të.

Sipas mediave të huaja mësohet se  në helikopterë ndodheshin 3 pjesëtarë të ekuipazhit dhe një teknik. Po ashtu Ministria e Mbrojtjes është shprehur se rrëzimi i helikopterit Mi-8 mund të ketë ardhur si pasojë e një defekti teknik.

Mi-8 janë helikopterë që përdoren për qëllime të ndryshme, të dizenjuar në kohën e Bashkimit Sovjetik dhe që sot prodhohen nga Rusia. Ky model është një prej helikopterëve më të zakonshëm të Forcave të Armatosura Ruse.

Burimi: The Indepedent

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rrezohet helikopteri rusi rrezohet helikopteri rusi

Sondazh

Poll