Bota

Pamjet SHOKUESE/ Për shkak të ngjyrës, polici i merr jetën në mënyrë çnjerëzore 40-vjeçarit

26 Maj 2020, 19:41 Nga DOSJA
Pamjet SHOKUESE/ Për shkak të ngjyrës, polici i merr jetën

MINNEAPOLIS- Një video e bërë publike nga mediat ndërkombëtare shihet se si një polic bën një akt diskriminues, pasi ka shtrirë në tokë një person me ngjyrë dhe i ka vënë këmbën në fyt ku ky i fundit ka mbetur i vdekur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në jug të Minneapolis dhe video është filmuar nga një kalimtar. Policia nisi mënjëherë hetimet ku dhe kanë  arrestuar burrin i cili sipas policisë kishte rezistuar fizikisht ndaj autorieteve.

 ‘Ai u urdhërua të dilte nga makina. Pasi doli jashtë, ai rezistoi fizikisht ndaj oficerëve. Oficerët ishin në gjendje ta fusnin të dyshuarin në pranga dhe vunë në dukje se ai dukej se po vuante nga shqetësimi mjekësor“- tha zëdhënësi i policisë John Elder në një deklaratë.

Ngjarja e rëndë është përshkruar edhe nga kreu i  Minneapolis, Jacob Frey duke thënë se veprimi i policit është teper i rëndë dhe deskriminues

“Pamjet që pashë janë të gabuara në çdo aspekt. Të qenit i zi në Amerikë nuk mund të përkthehet me ndëshkim deri në vdekje”, u shpreh ai.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jacob frey john elder minneapolis jacob frey john elder minneapolis

Sondazh

Poll