Bota

Punonjëset e seksit kërkojnë rihapjen e bordellove, letër deputetëve gjermanë: Ejani na vizitoni për të parë masat

27 Maj 2020, 08:03 Nga DOSJA
Punonjëset e seksit kërkojnë rihapjen e bordellove,

GJERMANI– Masat e forta të  koronavirusit kanë  bllokuar shumë  vende në  Europë , pë rfshirë  edhe Gjermaninë  ku situata e Covid-19 nuk ka qenë  aspak e qetë .

Ndërkohë  që  ka nisur lehtësimi i masave të  vendosura për koronavirusin, ende nuk janë  rihapur të  gjithë  bizneset përfshirë  kë tu edhe bordellot.

Për këtë  arsye punonjëset e seksit i kanë kërkuar deputetëve në Gjermani që t’i lejojnë ato të rifillojnë  punën.

Mediat e huaja kanë  shkruar se teksa vendi po rihapet gradualisht një  grup me punonjëse të seksit i kanë shkruar një letër 16 antarëve të parlamentit të Gjermanisë që  të rishikojnë edhe një herë vendimet e marra, në  mënyrë  që  t’i lejojnë  puntorët e seksit të nisin punën.

Në  letër ato argumentojnë  se kanë përpiluar një plan higjenik për të siguruar që puna do të kryhet në mënyrë të sigurtë. Pra sipas tyre do t’i kushtojnë një vëmendje më të madhe edhe higjenës së tyre.

E më tej ata kanë  shkruar në  letër se i ftojnë deputetët të vizitojnë bordellot dhe të shohin sesi do i respektojnë masat e marra pa rrezikuar shëndetin e tyre dhe të klientëve.

Burimi: thenationalherald

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll