Bota

U vra nga vajza e tij/ Historiani kosovar përcillet për në banesën e fundit. Kush ishte Masar Rizvanolli?

26 Maj 2020, 19:15 Nga DOSJA
U vra nga vajza e tij/ Historiani kosovar përcillet për në

GJAKOVË- Prof.Dr. Masar Rizvanolli, një nga intelektualët më të mëdhenj të Kosovës ka ndërruar jetë.  87-vjeçari u gjet katër ditë më parë i vdekur në shtëpinë e tij në Gjakovë ndërkohë sipas policisë, e dyshuara për këtë ngjarje është vajza e tij 58-vjeçare e cila ishte  me probleme mendore, ku  tashmë është shtruar në spital.

Mësohet se për  shkak të situatës së krijuar nga pasndemia e koronavirusit, në ceremoninë mortore morën pjesë vetëm disa miq e të afërm, por dhimbje kanë ndjerë shumë njerëz pasi Rizvanolli përmes veprave të tij ka lënë gjurmë në mendjet e tyre pasi nërpejt tyre mësuar se janë pellazgët e ilirët .

KUSH ISHTE MASAR RIZVANOLLI

Masar Riza Rizvanolli ka lindur në Gjakovë, më 24 maj 1933. Familja e tij fillimisht ka jetuar në Kukës, në kohën e Jugosllavisë së vjetër, kohë kur edhe shumë familje të tjera gjakovare kanë jetuar në Kukës. Pas marrëveshjes së Londrës kur u formua shteti shqiptar, Gjakova mbeti nën Serbi dhe kështu disa nga këto familje kanë mbetur atje.

Babai i Masar Rizvanollit, Riza Rizvanolli ka pasur të kryer shkollën në gjuhën shqipe, shkollë që është formuar në vitin 1915 në Gjakovë. Nëna e prof. Rizvanollit, Fitnete Rizvanolli, rridhte nga një familje intelektuale.

Prof. Masar Rizvanolli, shkollën fillore e ka filluar në Kukës. Mësuesi i tij i parë ishte Ejup Binaku i cili ishte gjakovar dhe një patriot i madh.

Historiani nga Gjakova, Masar Rizvanolli  ka qenë edhe Kryetar i shoqatës së Intelektualëve ‘Jakova’. Ai ka qenë  edhe autor i shumë librave historik dhe për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni masar rizvanolli masar rizvanolli

Sondazh

Poll